Çitaku: Nga njohja reciproku, Kurti e reduktoi dialogun në targa

Aktuale

Çitaku: Nga njohja reciproku, Kurti e reduktoi dialogun në targa

Më: 6 janar 2023 Në ora: 00:39
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, parti kjo opozitare, Vlora Çitaku të premten mbrëma foli për deklarimet që vijnë nga Beogradi zyrtar lidhur me njohjet ndaj pavarësisë së Kosovës, që kinse ky vend ka siguruar nga vende të tjera.

Çitaku  deklaroi se ajo  që prodhoi shumë zhurmë, është konferenca e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se janë tërhequr 9 njohje ndaj pavarësisë së Kosovës. Sipas saj, kjo është bërë  për të prodhuar konfuzion.

“Ata janë në gjendje të thonë shumë gjëra, por kjo  nuk më shqetëson”,tha Çitaku . “Ajo që  më shqetëson  mua është kur nuk  ka reagim adekuat nga diplomacia e Kosovës”, tha ajo.

Sipas nënkryetares së PDK-së e cila ishte ambasadore e Kosovës në SHBA e më parë edhe ministre e Integrimeve Evropiane, në një situatë të tillë, Qeveria e Kosovës duhet të dalë dhe të tregojë nëse këto çnjohje janë apo nuk janë të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat