Mustafa: Policia ka informacione se kush kanë qenë kriminelet në veri

Aktuale

Mustafa: Policia ka informacione se kush kanë qenë kriminelet në veri

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:03
Ekrem Mustafa

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka folur për situatën në veri ku tha se ndikimi i ndërkombëtarëve nganjëherë i shtyn që të luajnë me standarde të dyfishta.

Sipas tij, shteti ka informacione se kush kanë qenë shkelësit e ligjit në veri të Kosovës.

Mustafa thotë se ata do ta paguajnë me kalimin e kohës për shkeljet që kanë bërë.

“Ndikimi i ndërkombëtarëve nganjëherë neve na shtyn që të luajmë me standarde të dyfishta të cilat nuk janë të mirëseardhura për qytetarët e Kosovës në përgjithësi, jo vetëm për pjesën e veriut. Sepse të njëjtit nëse e vërejnë që nuk do të kenë pasoja juridike, ata do të veprojnë në të njëjtën mënyrë edhe herëve tjera…

Ka informacione se kush kanë qenë ata persona dhe besojë që Policia e Kosovës do të merret me ata persona në momente të caktuara. Po besoj që do ta paguajnë atë keqpërdorim të cilin e kanë bërë ata persona me kohë”,ka deklaruar ai derisa po komentonte vendosjen e para disa javësh të barrikadave në disa rrugë në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat