Rohde Ambasadorit të Kosovës: Faleminderit Faruk, e pashë me vonesë

Aktuale

Rohde Ambasadorit të Kosovës: Faleminderit Faruk, e pashë me vonesë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:46
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka falënderuar tek sot ambasadorin e Kosovës në Berlin, Faruk Ajetin, për përkrahjen që ky i fundit i kishte dhënë ditën kur Rohde u sulmua nga regjimi i Beogradit për shkak të qëndrimit ndaj kërkesës serbe për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë.

 “Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë”, kishte shkruar Ajeti më 24 dhjetor.

Për këtë përkrahje publike, Rohde ka reaguar tek sot duke e falënderuar për përkrahjen dhe duke ia sqaruar se po e sheh një reagim të tillë në “twitter” vetëm sot pas pushimeve.

“Falënderim i vonuar për mbështetjen tuaj Faruk. Unë po e shoh këtë vetëm pas pushimeve”, ka shkruar Rohde.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat