Përleshja në Pejë: Qërim hesapesh në mes tre personave

Aktuale

Përleshja në Pejë: Qërim hesapesh në mes tre personave

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar të martën në Katundin e Ri në Pejë, pas një përleshjeje fizike mes tyre e katër personave të tjerë.

Sipas të lënduarve, M.G e A.G. një person tjetër me inicialet E.G, i njohur për ta, ka tentuar t’i vrasë më armë kallashnikov, mirëpo nuk ka arritur, e më pas katër persona tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj M.G e djalit të tij A.G, duke ju shkaktuar lëndime të forta në kokë e trup.

Të katër personat të cilët dyshohen se i kanë rrahur babë e bir, janë në arrati e në kërkim të policisë, ashtu siç është edhe E.G, i cili po dyshohet e kërkohet për tentim vrasje.

I arratisuri, E.G ka thënë për Klan Kosovën se është detyruar të gjuajë me armë, me qëllim që t’i frikësojë, meqë tash e dy vite M.G e A.G e kanë detyruar të u japë para kudo që e kanë takuar dhe e kanë frikësuar duke e ndjekur me thikë.  Sipas tij, policia është në dijeni të rasteve që ai i cilëson si jo të pakta, 5 herë radhazi ka raportuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat