Gani Geci shkon në burg!

Aktuale

Gani Geci shkon në burg!

Nga: M.L. Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:43
Gani Geci bashkë me familjen e tij para se të shkojë në vuajtje të dënimit

Ish deputeti Gani Geci, ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë do të fillojë mbajtjen e burgut prej 3 vite e 6 muaj, si i dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Në një postim në Facebook, vet Geci ka thënë se tashmë duke llogaritur edhe kohën e mbajtjes së paraburgimit, dënimin do ta vuajë në kohëzgjatje prej 1 viti e 8 muaj.

Geci në postimin në Facebook ka publikuar edhe fotografi nga momenti i shkuarjes në burg, i shoqëruar nga familjarët e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka lëshuar URDHËRESË që unë Gani (Adem) Geci me vendbanim në fshatin Llaushë, komuna e Skënderjat , që me datë 04.01.2023 të paraqitem te Qendra e Paraburgimit në Prishtinë (Ajvali), për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatès Themelore në Mitrovicë P.nr.9/2018 i dt.20.08.2021 i vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.516/2021 i dt.29.09.2022, ku si vuajtje e dënimit më llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga dt.22.08.2014 deri më dt.03.06.2016.

Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj.

Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.

Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat