Paralajmëron eksperti i sigurisë: Janari, njihet si muaji i ngjarjeve tragjike të shkaktuara nga shërbimet sekrete serbe

Aktuale

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Janari, njihet si muaji i ngjarjeve tragjike të shkaktuara nga shërbimet sekrete serbe

Më: 4 janar 2023 Në ora: 10:55
Ilustrim

Nga e kaluara e largët dhe e afërt, janari ka shënuar ngjarje dramatike në histori.

Kështu të paktën thotë eksperti I sigurisë Agim Musliu.

Sipas Musliut, Shërbimet sekrete të Serbisë, e kanë shfrytëzuar janarin dhe festat që gjenden në këtë muaj për disa arsye.

Ai ka numëruar edhe ngjarjet që kanë ndodhur pikërisht në Janar.

Ky është statusi I plotë i tij:

𝐺𝑗𝑒𝑛𝑑𝑗𝑒𝑛 𝑝𝑠𝑖𝑘𝑜𝑙𝑜𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒 𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑟𝑡𝑒̈𝑟𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑢𝑎𝑗𝑖𝑛 𝑒 𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑖𝑚𝑟𝑖𝑡, dhe

𝐷𝑖𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑝𝑢𝑠ℎ𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡 (𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑢𝑟 𝑎𝑡𝑜 𝑖 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑟𝑜𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑣𝑒𝑡).

Për shkak të kësaj, serbët kanë kryer shumë vepra kriminale e masakra, të cilat kanë mbetur në histori. Nga shumë, po i veçoj tri, nga periudha të ndryshme:

𝟏𝟗𝟖𝟐, 𝟏𝟕 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫 – Në Gjermani, u vranë tre aktivistë shqiptarë (Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka).

𝑴𝑨𝑺𝑨 𝑺𝑯𝑻𝑬𝑺𝑬̈: Shërbimet sekrete serbe, përveç se e kryen këtë, hodhën edhe propagandën se shqiptarët po vriten mes vete. Ende, proapaganda e tyre është gjallë aty-këtu për këtë vrasje të trefishtë.

𝟏𝟗𝟗𝟗, 𝟏𝟓 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫 – Në Reçak të komës së Shtimes, në regjinë e shërbimeve sekrete serbe, njësitë speciale të Serbisë, në krye me Goran Radosavlevic “Guri”, ekzekutuan 45 civilë shqiptarë.

𝑴𝑨𝑺𝑨 𝑺𝑯𝑻𝑬𝑺𝑬̈: Duke e ditur se kjo masakër u kualifikuar shpejt “KRIM KUNDËR NJERËZIMIT” nga Ëilliam Ëalker, dhe nga kjo pasoi edhe bombardimi i NATO-s, shërbimet sekrete e quajtën dhe ende përpiqen që ta quajnë si “fabrikim”. Këtë e kanë bërë duke u përpjekur që ta akuzojnë NATO-n për bombardimet ndaj Serbisë. Të kujtojmë se, edhe rusët në Ukrainë, u përpoqën që ta quajnë si “fabrikim” masakrën që e kryen në Bucha.

𝟐𝟎𝟏𝟖, 𝟏𝟔 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫 – Në Mitrovicë, u vra Oliver Ivanovic, kundërshtar i politikave të Aleksandar Vucic. Ivanovic kishte paralajmëruar se ndihej i kërcënuar për jetën e tij, sepse ditë më parë ia kishin djegur edhe automjetin.

𝑴𝑨𝑺𝑨 𝑺𝑯𝑻𝑬𝑺𝑬̈: Shërbimet sekrete serbe, ngritën propagandën se ai u vra nga shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat