Haradinaj flet për Kurtin e Osmanin, krerët e UÇK-në Hagë dhe rikandidimin e tij të mundshëm për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Haradinaj flet për Kurtin e Osmanin, krerët e UÇK-në Hagë dhe rikandidimin e tij të mundshëm për kryetar të Prishtinës

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:03
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka adresuar një serë kritikash për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë Haradinaj ka thënë se Kurti po bie ndesh me qëndrimet e tij ndër vite.

“Sot asnjë prej tyre nuk ekziston në tavolinen e tij prej bashkimit komëbtar e tutje, simbolet kombëtare, kërkim falja, të pagjeturit etj. S’kemi asnjë lëvizje në atë drejtim. Ai ka qenë një mashtrues ordiner për disa vjet”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Zyrtari i lartë i AAK-së për presidenten Osmani ka thënë se është shndërruar në vuvuzelë të Qeverisë.

Në këtë intervistë, ai flet edhe për ish krerët e UÇK-së në Hagë, rikandidimin eventual për kryetar të Prishtinës si dhe koalicionet e mundshme të AAK-së në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat