Shtëpia e dritave, kështu priten festat e fundvitit në Marmull të Gjakovës

Aktuale

Shtëpia e dritave, kështu priten festat e fundvitit në Marmull të Gjakovës

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:32
Pamje nga Murmulla e Gjakovës

Dhjetori mbetet muaji më festiv dhe i dashur i njerëzimit, pasi që është koha në të cilën një Vit i Ri kalendarik fillon numërimin.

Në shumë kultura kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë e shoqërohet me blerje, ceremonitë e ndriçimit dhe pemë të zbukuruara.

Si në çdo vend tjetër, Vitit të Ri edhe në Kosovë i paraprinë një festë ku secili feston në mënyrën e tij, ka prej tyre që edhe në Kosovë investojnë shuma të majme parash në fishekzjarrë e zbukurime bile edhe për mbajtjen e këtyre dritave ndezur.

Madje në fshatin Marmull të Gjakovës gjendet një shtëpi e cila zbukurohet çdo fillim dhjetor që prej vitit 1999.

E shndërruar në traditë, vëmendjen e kalimtarëve e posedon çdo vit, kështu deklaroi kryefamiljari i kësaj shtëpie, Ndrec Marku.

“Shtëpinë e zbukurojmë me drita për çdo vit. Prej kohës së pasluftës më shumë se 20 vite, edhe atëhere kur nuk ka patur drita interesante në Kosovë, vëllezërit mi kanë sjellë nga Zvicra, e kena bërë traditë”, theksoi ai, duke shtuar se është dëshirë familjare që kjo të mos ndryshojë ndonjëhere.

Tejet i kënaqur me këtë traditë festive, Ndrecaj, bëri të ditur se shumë qytetarë krijojnë kujtime fotografike në oborrin e shtëpisë së tyre.

Ndrecaj shtoi se komentet për zbukurimin e shtëpisë dhe oborrit janë nga më të ndyshmet, por të gjitha janë rrjedhimisht shumë positive.

E meqenëse Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike, reduktim të energjisë dhe kërkesës së kryeministrit të vendit Albin Kurti për kursim të energjisë, kësaj është duke i’u përmbajtur edhe familja Ndrecaj.

“Zbukurimet i kena përfunduar të gjitha si çdo herë, por këtë vit jena duke i reduktuar me orare dritat për shkak të energjisë elektike”, deklaroi Marku.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat