Musliu-Shoshi uron ditën e veteranit: Mirënjohje për sakrificën tuaj për të cilën ju detyrohemi gjithë jetën

Aktuale

Musliu-Shoshi uron ditën e veteranit: Mirënjohje për sakrificën tuaj për të cilën ju detyrohemi gjithë jetën

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 23:18
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka uruar ditën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes disa fotografive në Facebook.

Në fotot e publikuara nga deputetja, shihen Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shumë figura të tjera.

Ajo përshëndet me mirënjohje sakrificën e luftetarëve të UÇK-së duke thënë se u detyrohemi gjithë jetën.

Postimi i plotë:

Të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Urime DITËN E VETERANIT!

Urime të gjithë djemve dhe vajzave që nderuan vendin tonë me pjesëmarrjen e tyre në çlirimin e Kosovës.

Përgjithmonë falenderime dhe mirënjohje për sakrificën tuaj për të cilën ju detyrohemi gjithë jetën. ❤️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat