​Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura

Aktuale

​Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura. Kwshtu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Këto dy pika vazhdojnë të jenë ende të mbyllura përkundër faktit se bllokadat në rrugët që shpien tek këto dy pika kufitare kanë nisur të hiqen nga vetë grupet kriminale që i vendosen.

Ndërsa, pritjet në pikat e tjera kufitare vazhdojnë të jenë të vogla, ku pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.

Kurse, pritjet për të hyrë e për të dalë tek pika kufitare në Merdarë nevojiten 3 deri në 5 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat