E fundit, pika kufitare në Merdare lirohet për qarkullim

Aktuale

E fundit, pika kufitare në Merdare lirohet për qarkullim

Nga: A.M Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar u bllokua rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi i rrugës ishte bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade ishtembyllur për qarkullim.

"Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat