KPK: Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij ju bëjmë thirrje të respektojnë punën e Prokurorit të Shtetit

Aktuale

KPK: Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij ju bëjmë thirrje të respektojnë punën e Prokurorit të Shtetit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:49
Pamje nga takimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është shprehur i shqetësuar me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me, siç thonë, “vendimin ligjor” për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, vendim i cili KPK-ja thotë se është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

KPK-ja vlerëson se reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 28 dhjetor 2022 - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është thellësisht i shqetësuar me deklaratat e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me vendimin ligjor për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

KPK vlerëson që reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës

Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit Pantiq, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet të gjitha vendimet e prokurorëve që janë të mbështetura në ligj, dhe ju bënë thirrje për të vazhduar punën e tyre të pavarur, profesionalisht dhe të mos ndikohen nga asnjë lloj ndërhyrjeje apo presioni.

Ndërsa, Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij, KPK ju bënë thirrje të respektojnë punën e institucionit të pavarur të Prokurorit të Shtetit, ngase tentativat për ndërhyrje, do të mbesin vetëm si të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat