Hoti tregon veprimet që e nxjerrin Kosovën nga kurthi i Serbisë

Aktuale

Hoti tregon veprimet që e nxjerrin Kosovën nga kurthi i Serbisë

Nga: N.E. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:14
Ish- Kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish- Kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka numëruar veprimet që mund ta nxjerrin Kosovën nga kurthi i Serbisë.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet të hiqen barrikadat në bashkëpunim me KFOR-in, të kërkohet nga BE dhe SHBA t’i bëhet presion Serbisë, të ruhet paqja dhe të mos përmendet lufta e konfliktet

“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë:

1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.

2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.

4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat