Zyrtarisht mbyllet pika kufitare e Merdares, barrikada pamundëson lëvizjen

Aktuale

Zyrtarisht mbyllet pika kufitare e Merdares, barrikada pamundëson lëvizjen

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Pak orë pas bllokimit të rrugës drejt Merdares nga ana serbe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika e kalimit kufitar në Merdare tashmë është mbyllur për hyrje dalje.

Në një njoftim të shkurtër të kësaj qendreje, thuhet se arsyeja për mbylljen e pikës kufitare, është vendosja e barrikadave rreth 2 kilometra larg kufirit.

Nuk është dhënë ndonjë afat për hapjen e saj.

“PKK Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje. Në R. Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga kufiri. Deri në një njoftim tjetër PKK Merdare është e mbyllur", thuhet në njoftim.

Rruga është bllokuar në drejtimin e Kurshumlisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Aty janë vendosur kamionë dhe traktorë.

Siç kanë thënë bllokuesit, këtë e kanë bërë një shenjë solidarizimi me serbët e Kosovës. Trafiku i automjeteve është bllokuar në dy anët.

Kjo pikë kufitare mbyllet në kohën kur rritet numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë për të kaluar festat, është i madh.

Kujtojmë që përveç Merdares, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura qe 18 ditë për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat