Tomë Gashi: Sot u liruan të gjithë, ndërsa Astrit Deharin e vranë në burg më 5 nëntor 2016

Aktuale

Tomë Gashi: Sot u liruan të gjithë, ndërsa Astrit Deharin e vranë në burg më 5 nëntor 2016

Nga: M.L. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:52
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me rastin aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për gjuajtje me granatë në drejtim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2016, të cilët u liruan sot.

Në përshkrimin e videos Gashi ka shkruar se derisa aktivistët e LVV-së u liruar të pafajshëm nga një trup tjetër gjykues, Astrit Deharin e vranë në burg më 5 nëntor 2016.

Poastimi i plotë:

Dhe sot u liruan të gjithë.

Sot pas 6 vite e 4 muaj të inskenimit të rastit kinse për gjuajtje me granatahedhes te Parlamentit te Kosoves te gjithe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

U lirian të pafajshëm nga një trup tjetër gjykues.

Po Astrit Deharin se kemi ma sepse për këtë rast të montuar kundër Lëvizjes VETEVENDOSJE ! e vranë në burg më 5 nëntor 2016

Aktivistët e LVV më herët ishin dënuar me disa dekada burg pa asnjë prove kredibile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat