Bandat serbe bllokojnë rrugën që çon në kufirin e Merdares, vjen reagimi nga MPJ - kjo është thirrja për mërgimtarët

Aktuale

Bandat serbe bllokojnë rrugën që çon në kufirin e Merdares, vjen reagimi nga MPJ - kjo është thirrja për mërgimtarët

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:38 Përditësuar në ora: 00:00 më 28.12.2022
Merdare

​Në Merdarë s’ka qarkullim, kufiri momentalisht është i mbyllur

Raportohet se disa serbë kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që në Merdarë të mos ketë qarkullim të automjeteve. Barrikadat u vendosen nga një grup prej rreth 20 personash.

Nga ana tjetër edhe ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikën kufitare Medrarë është mbyllur qarkullimi.

‘Qarkullimi në PKK Merdarë është i mbyllur në Hyrje & Dalje , për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë. Dikun rreth 2 kilometra, deri ne nje informat tjetër”, ka njoftuar MPB.

Kujtojmë se sot është dita e 18-të ku në veri të Kosovës, grupe kriminale kanë vendosur barrikada gjë që ka bërë që pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak të jenë totalisht të bllokuara.

Zyrtarisht mbyllet pika kufitare e Merdares, barrikada pamundëson lëvizjen

Pak orë pas bllokimit të rrugës drejt Merdares nga ana serbe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika e kalimit kufitar në Merdare tashmë është mbyllur për hyrje dalje.

Në një njoftim të shkurtër të kësaj qendreje, thuhet se arsyeja për mbylljen e pikës kufitare, është vendosja e barrikadave rreth 2 kilometra larg kufirit.

Nuk është dhënë ndonjë afat për hapjen e saj.

“PKK Merdare është e mbyllur për hyrje-dalje. Në R. Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga kufiri. Deri në një njoftim tjetër PKK Merdare është e mbyllur", thuhet në njoftim.

Rruga është bllokuar në drejtimin e Kurshumlisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Aty janë vendosur kamionë dhe traktorë.

Siç kanë thënë bllokuesit, këtë e kanë bërë një shenjë solidarizimi me serbët e Kosovës. Trafiku i automjeteve është bllokuar në dy anët.

Kjo pikë kufitare mbyllet në kohën kur rritet numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë për të kaluar festat, është i madh.

Kujtojmë që përveç Merdares, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura qe 18 ditë për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.

Reagon MPJ-ja: Grupet kriminale bllokuan pikën kufitare në Merdarë, të shfrytëzohen vendkalimet tjera

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe kanë bllokuan pikën kufitare në Merdarë.

MPJ u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kuftiare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Se pika kufitare në Merdarë është bllokuar, tashmë zyrtarisht ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

 

Mbyllet pika kufitare në Merdarë

Në pikën kufitare në Merdare një kilometër brenda territorit të Serbisë janë vendosur barrikada nga serbët lokal.

Gazetari i RTK-së i cili gjendët në pikën kufitare në Merdare, Fazli Veliu ka thënë se tashmë pika kufitare në Merdare është e blokuar, sepse siç tha ai, brenda territorit serb dy kilometra është vënë një barrikadë.

“Ata kanë vendosur në rrugën një Traktor me disa drunj. Janë afër 20 persona të cilët nuk lejojnë të kalohet rruga”, tha Veliu duke shtuar se nuk po lejohen as veturat e asgjë tjetër të kalohet për në Kosovë.

Ai ka thënë se autoritetet e serbe të vendosura në pikën kufitare në Merdare kanë shkuar në vendngjarje dhe se janë duke negociuar që të lirohet rruga.

Ndërkohë, Veliu tha se edhe Policia e Kosovës nuk po lejon që veturat nga Kosova të kalojnë për në Serbi.

“Për momentin pika kufitare në Merdare është e mbyllur dhe nuk lejohet tashmë as hyrje e as dalje në këtë pikë”, tha Veliu, duke shtuar se janë krijuar kolona të gjata në territorin e Serbisë.

-------------

Raportohet se është bllokuar rruga kryesore që çon në pikën kufitare të Merdares.

Siç raporton Kosovo Online, serbë të zhvendosur nga Kosova dhe banorë të Merdares, e kanë bllokuar rrugën kryesore që çon drejt kufirit me Kosovën.

Rruga është bllokuar në drejtimin e Kurshumlisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Aty janë vendosur kamionë dhe traktorë.

Siç kanë thënë bllokuesit, këtë e kanë bërë një shenjë solidarizimi me serbët e Kosovës. Trafiku i automjeteve është bllokuar në dy anët.

Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e tensionuar edhe në Mitrovicën veriore, ku grupe të dyshimta kriminale, kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri, pas arrestimit të Dejan Pantiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat