Barrikadë tjetër në Zveçan, vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Aktuale

Barrikadë tjetër në Zveçan, vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 09:06 më 27.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Barrikada të reja në veri, Policia: U vendosën gjatë natës

Në veri të vendit janë vendosur edhe dy barrikada të reja.

Kështu kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.

Policia konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, konfirmon PK.

Serbët vendosin edhe një tjetër barrikadë, bllokojnë qarkullimin për në Zveçan

Edhe një barrikadë tjetër e përbërë prej dy kamionëve të mbushur me zhavorr është vendosur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Mitrovicë - Zveçan, pak përtej vendit të quajtur "Kërshi i Dudës".

Serbët përmes kësaj barrikade kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve për në Zveçan, që deri dje ishte i mundur.

Media raporton se vërehet numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në të gjitha pikat ku kanë qenë të vendosura deri tash, ndërsa edhe automjetet e KFOR-it kanë shtuar lëvizjet e tyre në këto zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat