​Riemërimi i Vitisë në krye të MSh-së: Lajm i keq dhe degradim i këtij sektori

Aktuale

​Riemërimi i Vitisë në krye të MSh-së: Lajm i keq dhe degradim i këtij sektori

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 15:15
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu konsideron se riemërimi i Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë tregon për degradimin që po i bëhet këtij sektori.

Anëtari i Komisionit të Shëndetësisë ka thënë se pozita e ministrit të Shëndetësisë është vënë në Pazar dhe interes të sektorit privat.

Reagimi i plotë i Haxhiut:

“Me riemërimin e Arben Vitisë, LVV vazhdoi degradimin e shëndetësisë duke e vendosur pozitën e ministrit të shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat.

Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit?

Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?!

Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në ministër, dyshohet për konflikt të interesit.

Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milionë euro keqpërdorime në shëndetësi në kohën sa ky dikaster udhëhiqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë.”

Kryeministri Albin Kurti ka riemëruar sot në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat