Ky është 62-vjeçari i arrestuar për rastin e ngacmimit seksual në autobus, përfundon në ndalim policor

Aktuale

Ky është 62-vjeçari i arrestuar për rastin e ngacmimit seksual në autobus, përfundon në ndalim policor

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Ilustrim

Ngacmimi seksual ndaj një vajze në autobus pritet t’i kushtojë me paraburgim një burri 62-vjeçar, që u arrestua dje në Prishtinë. 

I dyshuari e ka ngacmuar seksualisht një vajzë 23-vjeçare në autobusin e kompanisë “Shkëndija” rrugës për në kryeqytet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me këtë rast është Xhemajl Ferizi, i cili është nga komuna e Obiliqit.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa brenda afatit ligjor pritet të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Ai po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë 23-vjeçare, teksa po udhëtonin në autobusin e kompanisë “Shkëndija” që ishte nisur nga Mitrovica në drejtim të Prishtinës.

Bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, tëksa autobusi kishte arritur në fshatin Mazgit, kur edhe ndodhi rasti që e trishtoi viktimën.

Kjo situatë i ka krijuar asaj pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e   Policisë, duke e denoncuar rastin, se si ishte ngacmuar seksualisht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar posa ka arritur në Prishtinë dhe më pas është shoqëruar në stacionin në Obiliq, ku pas përfundimit të procedurave është  ndaluar për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat