Deputeti Abazi për Strategjinë e Energjisë: Jemi në linjë me direktivat e BE-së

Aktuale

Deputeti Abazi për Strategjinë e Energjisë: Jemi në linjë me direktivat e BE-së

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se 3 deri në 5 vjet minimumi kërkon ndërtimi i një termocentralit të thëngjillit, sidomos aktualisht kur këputja e zingjirit prodhues është edhe më i madh për shkak të pandemisë.

“Në vend që të jetë paradigma dekarbonzimi, ne flasim me determinim me kapacitetet të reja në qymyr që mund t’i kenë vetëm murët anash të Kosovës A, por pajisjet që vendosën aty, janë pajisje të thëngjillit, për një pajisje të vetmë duhet të pritet me muaj e me vite të tëra”, ka thënë ai.

Ai tutje ka kritikuar edhe mungesën e deputetëve kur diskutohet për çështjen e Strategjisë së Energjisë.

“Prezenca e pakët e deputetëve në një dër temën më kryesore, tregon se ka hyrë nën udhë. Fatkeqësia e fjalimit tim këtu tingëllon sikur po pajtohem me opozitën, që në fakt nuk është e vërtetë fare, kemi një opozitë e cila për 20 vite ka shtruar binarë të fortë, në të cilën edhe kjo strategji ka ra mbi të”, ka thënë ndër të tjera ai.

Abazi tutje ka thënë se janë në linjë me direktivat e BE-së, duke mbrojtur edhe mjedisin edhe shëndetin publik

“Flet per dekarbonizim të mënjëhershëm dhe efiçencë të përdorimit të energjisë, duke siguruar në mënyrë specifike, ngrohjen e njerëzve, ngrohjën e shtëpive, pa energji elektrike, nëse ky është vizioni, atëherë mëndoj se edhe objetivat edhe veprimet konkrete, edhe plani i veprimit, mund të na dërgojë në përmbushje të nevojave të qytetarëve dhe industrisë, dhe mditë gjitha jemi në linjë me direktivat e BE-së, duke mbrojtur edhe mjedisin edhe shëndetin publik”, ka thënë nder të tjera deputeti Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat