Kryeakademiku Kraja i quan ”Fushatë” reagimet ndaj tekstit të ASHAK-ut, insiston se denoncon ashpër veprimet e Serbisë

Aktuale

Kryeakademiku Kraja i quan ”Fushatë” reagimet ndaj tekstit të ASHAK-ut, insiston se denoncon ashpër veprimet e Serbisë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:05
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i ka cilësuar fushatë, reagimet drejt këtij institucioni të lartë, për analizën e publikuar ‘’Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor’’.

Ai shkruan se kjo analizë, i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe Ballkan, ndërsa insiston se me të denoncohen ashpër veprimet subversive përfshirë edhe ndërhyrjet në Gjykatën Speciale.

”REAGIM NDAJ FUSHATËS

Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale. Meqë portalet janë duke e manipuluar opinionin, madje duke nxitur reagimin edhe të ndonjë lideri të partive politike, dua t’i inkurajoj lexuesit që analizën e Akademisë ta lexojnë të plotë, të mos krijojnë bindje të gabuara dhe të mos bëhen pjesë e fushatave denigruese”.

Analiza e ASHAK-ut përmban 38 faqe, për qëndrimet e të cilave, pati edhe reagime nga liderë të subjekteve politike e jo vetëm.

Qe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i cili e vlerësoi si amator këtë tekst të publikuar dhe sipas tij, ai ishte një pamflet antishqiptar.

Për më shumë këtu mund ta gjeni, tekstin e plotë të analizës së ASHAK-ut, me titullin: ”Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat