Kryediplomati grek përmend edhe në Tiranë situatën në veri të Kosovës

Aktuale

Kryediplomati grek përmend edhe në Tiranë situatën në veri të Kosovës

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:45
Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,  edhe gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri e ka përmendur situatën në veri të Kosovës.

“Dua të jem i qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne përbëjnë pjesën parësore.

Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që duhet të shtyjmë, është përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës”.

“Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë e kam theksuar dialogun mes dy vendeve”, ka thënë Dendias në Tiranë pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat