Barrikadat hiqen kur të hiqen shkaqet për to, thotë Daçiç

Aktuale

Barrikadat hiqen kur të hiqen shkaqet për to, thotë Daçiç

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç

Barrikadat hiqen kur të hiqen shkaqet për to, ka thënë ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiç, në një deklarim për media pas takimit me homologen e tij sllovene, Tanja Fajon, raportoi agjencion serb i lajmeve “Beta.rs”.

Vendosjen e rreth 9 barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, Daçiç e quajti të “formës së protestës politike” kundër veprimeve ligjore të Kosovës.

Daçiç edhe kësaj here u kujdes të citojë një deklarim të pakonfirmuar të kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, e cila, sipas tij, i ka thënë se “asnjë kryeministër kosovar nuk e pranon themelimin e Asociacionit”.

“Cilat janë kushtet për gjetjen e një zgjidhje, do të thotë, që barrikadat të hiqen – që këta njerëz [të arrestuar] të lirohen, që të mos ketë lista sekrete të arrestimeve […] Rrjedhimisht, eliminimi i shkaqeve [të barrikadave] mund të sjell depërshkallëzimin”, ka thënë Ivica Daçiç.

Mes tjerash, ai akuzoi kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, se “çdo javë ai shkakton nga një incident individual”.

Të njëjtën kërkesë e ka artikuluar edhe Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili dha një të ashtuquajtur “formulë të thjeshtë” për heqjen e barrikadave.

“Nga këtu, prej Rudares, po i jap [Kurtit] një formulë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave. Lironi të gjithë serbët e arrestuar, hiqni të gjitha njësitë policore nga veriu i Kosovës, hiqni listat sekrete dhe çfarëdo liste për vrasjen e serbëve”, ka thënë në një videomesazh Goran Rakiq.

Në një përpjekje për të shtrembëruar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, dhënë për “The Guardian”, i cili tha se sa i përket heqjes së barrikadave “ekziston shqetësimi që heqja e tyre nuk mund të përjashtojë viktima”, Rakiç e quajti “kërcënim të hapur për vrasje të serbëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat