Nis hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë

Aktuale

Nis hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:15
Pallati i Drejtesise

Pas shumë ankesave dhe protestave të punonjësve të Pallatit të Drejtësisë për mungesë të theksuar të oksigjenit në këtë ambient,  ka filluar puna për hapjen e dritareve.

Nga fotot e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, shihen skelet e vendosura në objektin e Pallatit të Drejtësisë me qëllim që të mundësohet hapja e dritareve.

Deri tek vendim për hapjen e dritareve ka ardhur pas shumë telasheve shëndetësore të punonjësve në këtë objekt të shkaktuar nga mungesa e ajrit dhe pas disa protestave e bojkotimit të punës.

Si pasojë e mungesës oksigjenit dhe problemeve shëndetësore të shfaqura tek stafi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë tash e disa kohë, ata po i realizojnë aktivitetet e punës me orar të shkurtuar nga 08:00 deri në 12:00.

Ndërsa, gjatë verës punëtorët kanë deklaruar se temperaturat brenda ambienteve të tyre të punës kanë shkuar deri në 40 gradë Celsius.

Probleme me mungesë të oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë ka pasur qysh prej nisjes së punës në këtë objekt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat