Gani Geci del me një propozim për barrikadat në veri, tregon si dorëzohen serbët

Aktuale

Gani Geci del me një propozim për barrikadat në veri, tregon si dorëzohen serbët

Nga: P.R Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 21:02
Gani Geci

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një postimi në facebook, ka dalur me një propozim pasi serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikadat.

“Propozimi im është që barrikadat në pjesën veriore në rrugët që vijnë nga Serbia mos me u hjek kurrë, bile kishte me qenë mirë në vend të pikave kufitare aty ku po na ruan KFORI Amerikan me e vendos një muri edhe më i lartë se muri i Berlinit edhe deri kah pranvera serbët do të integrohen edhe me tabela, edhe me rrymë edhe me të gjitha”, shkruan ndër tjerash Geci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Propozimi im është që barrikadat në pjesën veriore në rrugët që vijnë nga Serbia mos me u hjek kurrë, bile kishte me qenë mirë në vend të pikave kufitare aty ku po na ruan KFORI Amerikan me e vendos një muri edhe më i lartë se muri i Berlinit edhe deri kah pranvera serbët do të integrohen edhe me tabela, edhe me rrymë edhe me të gjitha.

Kur të mbesin pa ushqime kanë me u rahatu vet edhe iu duhet këndej ure me ardh me ble.

Vetëm polica me i mbyll qeto rrugët ilegale të malit edhe me kqyr seri.

Unë me kanë i kisha lënë deri në pranverë, sa më shumë vëmendje aq ma shumë organizohen, sa ma pak me u marr me ta aq ma shpejtë integrohen.

Nëse rrinë barikadat qaty pas disa muajve ka mu hap edhe Ura e Ibrit, ka me fillu furnizimi normal i popullatës e pastaj kanë me pagu shtetit taksat për furnizime normale, kanë me pagu rrymën, ujin, kanë me i regjistru makinat e vetëvetiu do të rregullohen gjërat.

Edhe dikur u hekun vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat