Protesta e serbëve në veri, reagon Presidenca e Kosovës

Aktuale

Protesta e serbëve në veri, reagon Presidenca e Kosovës

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 17:16
Presidenca

Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar dietën e sotme me protestën e mbajtur nga serbët në kufi.

Mbi incidentet e shënuara ka reaguar edhe shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i cili në një postim në Twitter, u shpreh se e gjitha ishte e organizuar nga Beogradi dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

Vela shtoi se Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje të organizuar nga krahu i djathtë i politikës serbe.

Postimi i plotë:

Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë .

Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat