KFOR-i vendos tela me gjemba në hyrje të Jarinjës si masë në tubimin e paralajmëruar të serbëve

Aktuale

KFOR-i vendos tela me gjemba në hyrje të Jarinjës si masë në tubimin e paralajmëruar të serbëve

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 12:52
Jarinjë

Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka vendos sot në mëngjes tela me gjemba, pas paralajmërimit se në këtë vendkalim do mbahet një tubim me moton “Kurrë kufij – Kosova është Serbi”, kanë njoftuar reporterët e “Nova.rs”, transmeton “Bota sot”.

Disa dhjetëra ushtarë pjesëtar të KFOR-it dhe disa automjete të binduara, aktualisht ndodhen në hyrje të kalimit kufitar në Jarinje, tubimi i serbëve është planifikuar të mbahet në ora 13.00 dhe ende nuk ka asnjë pjesëmarrës.

Në të njëjtën kohë krahas vendosjes së telave gjembor ndalues, mësohet se përgjatë gjithë segmentit rrugor dhe vijës administrative janë të vendosura forca të misionit të KFOR-it.

Image
Jarinjë

Në thirrjen e këtij tubimi që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në tubim ftohen “patriotët serb nga Serbia, Mali i Zi dhe Srpska” të jenë pjesëmarrës.

Ky tubim është thirrur, sipas gazetës, në mbështetje të serbëve që kanë vendosur barrikada, tash e 9 ditë duke bllokuar rrugët, pas të cilave Policia e Kosovës ka arrestuar 3 serb.

Për shkak situatës së sigurisë, Policia e Kosovës prej vendosjes së barrikadave ka mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bernjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat