Alarmon deputeti i LVV-së, thotë se sot në Jarinjë pritet të vijnë serbë të armatosur

Aktuale

Alarmon deputeti i LVV-së, thotë se sot në Jarinjë pritet të vijnë serbë të armatosur

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbër Rexhaj pretendon se të dielën (sot) në mesditë, në Jarinjë do të zbarkojnë serbë pro-rusë të armatosur.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Rexhaj ka thënë se kjo është një situatë ku në veri do të duhej të ishte FSK-ja.

"Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja", shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat