Shefi i Presidencës thotë se Serbia po shpërndan lajme të rreme

Aktuale

Shefi i Presidencës thotë se Serbia po shpërndan lajme të rreme

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:31
Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar lidhur me shpërndarjen e informacione të rreme nga Serbia.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” me të cilën po i arreston serbët.

Përkundrazi, sipas tij, Serbia e ka një listë të tillë të shqiptarëve dhe serbëve, me të cilën po i frikëson ndalon ilegalisht në kufi.

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, ka shkruar në Twitter se: Sinjalizim informacioni të rremë.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” për arrestimin arbitrar të serbëve. Ndërsa, Serbia ka qartë një listë të qytetarëve (shqiptarë dhe serbë), të cilët i frikëson dhe i ndalon ilegalisht në kufirin me Kosovën. Mentaliteti i Millosheviçit vazhdon në Beograd” shkroi Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat