Reagojnë nga familja e komandant “Calit”, ja postimi prekës i tyre

Aktuale

Reagojnë nga familja e komandant “Calit”, ja postimi prekës i tyre

Nga: N.E. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:21
Salih Mustafa

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar sot me 26 vite burgim ish- komandatin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për akuzat për krime lufte.

Ndaj këtij vendimi, kanë reaguar edhe nga familja e Mustafës.

Mbesa e Sali Mustafës, Arta Mustafa, e cila ka thënë se është e vështirë të shihet idolli i saj, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë të dënohet.

“Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t'i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye. Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri. Por, e di xhaxh, ti je i fortë. Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë. E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë”, ka shkruar Mustafa në një reagim.

Ndryshe, ndaj dënimit të Mustafës kanë reaguar edhe OVL- UÇK, të cilët e kane quajtur të jashtëligjshëm vendimin.

Reagimi i plotë i Arta Mustafa:

XHAXH,
Më fal, po sot mbeta pa fjalë.

E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: "Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.
Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri", me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.

Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s'di ç'të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.

Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t'i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.

Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.

Por, e di xhaxh, ti je i fortë.

Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.

E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.

Të presim,

Krenarë gjithmonë me ty, Komandant!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat