Rashiqi kërkon ndihmën e Qeverisë për lirimin e Trajkoviqit, Kurti i premton zgjidhje

Aktuale

Rashiqi kërkon ndihmën e Qeverisë për lirimin e Trajkoviqit, Kurti i premton zgjidhje

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Ministri për Kthim dhe Komunitetet Nenad Rashiq

Ministri për Kthim dhe Komunitetet Nenad Rashiq ka shprehur shqetësimin për ndalimin e këshilltares Rada Trajkoviq në Merdare nga ana e Policëve serbë.

Ai kërkoj nga Qeveria që të gjejë një rrugë për lirimi e saj.

“Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Begoradit në Merdar është ndaluar 4 orë, ajo ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovienir, ajo prapë është ndaluar dhe ajo ende është duke u mbajtur e ndaluar, ajo ka diabet dhe ajo është që 15 or e mbetur atje, ia kanë marrë dokumente dhe ajo pret”.

“Me vjen keq për Trajkovic një grua me moral të lartë ajo i ka ndihmuar shumë njerzëve dhe dëshiroj të ju lus nëse është e mundur qysh sot nga kabineti të dërgoni një shkresë QUINT që të bisedojnë më Beogradin sepse janë i brengosur për shkak të gjendjes shëndetësore”.

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit se gjatë ditës do të gjejnë një zgjidhje.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se me të marr lajmi kanë ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm si dhe për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat e QUNT-it.

“Me të marr lajmin kemi ndërmarr të gjitha hapat zyrtarë, zyra jonë është aktive edhe ambasadat e QUNT-it janë në lëvizje dhe besoj që është një kohë e shkurtër që Trajkoviq do të lëviz”, tha ajo.

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, ka më shumë se 12 orë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Ajo gjithashtu deklaroi se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka marrë përgjegjësinë për ndalimin e saj.

Siç ka shkruar ajo gjatë natës në Tëitter, mes personave që i janë drejtuar dyshohet se është edhe një përfaqësues i BIA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat