KFOR-i shton patrullat në veri

Aktuale

KFOR-i shton patrullat në veri

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:39
KFOR

Janë bërë gjashtë ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal. Kështu janë mbyllur vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

Barrikadat u ngritën në shenjë proteste kundër arrestimit të Dejan Pantiqit në Jarinje.

Për situatën në veri, nga KFOR për Indeksonline thonë se “janë jashtëzakonisht vigjilent dhe të aftë për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë”.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të zbatuar mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Siç bëhet e ditur nga ta, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in kanë shtuar patrullimet e zgjeruara në veri të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës dhe me Shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet tutje në përgjigje.

Aktualisht situata në Mitrovicë të veriut është e qetë ndërsa nuk raportohet për ndonjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat