Rrahman Paçarizi: Praktikisht veriu është i humbur

Aktuale

Rrahman Paçarizi: Praktikisht veriu është i humbur

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 23:14
Rrahman Paçarizi

Profesori Rrahman Paçarizi, duke folur për situatën aktuale në veri të Mitrovicës, mendon se ajo pjesë praktikisht është e humbur,

“Unë e kam hallin se çka po ndodh te veriu, a po e humbim veriun, dhe kemi qenë gati ta humbim veriun, ndoshta edhe e kemi humbur veriun. Është i humbur veriu, praktikisht, sepse nuk mund të mbajmë zgjedhje atje, nuk mund ta shtrijmë autoritetin e shtetit atje, me tre kamionë e një kolicë me zall e lë të bllokuar dy vjet aty se nuk mund të shkojë Policia e Kosovës, nuk ka të drejtë të shkojë t’i largojë, sepse tash është krijuar një realitet paksa tjetër sepse ka munguar ajo politika on-off”, tha Paçarizi.

Paçarizi thotë i “habitur” se për largimin e barrikadave në veri po zhvillohen negociata.

“Për një moment të caktuar është thënë “Ok, s’na vyn Amerika, ne jemi shtet sovran”, ndërsa tani “Hajde Amerikë nxirrna neve”.Merre me mend tash e kemi situatën që për heqjen e barrikadave duhet të zhvillohen negociatat. Cili shtet zhvillon negociata për me i largu tre kamionë nga rruga?. Ku ka shtet që e bën atë punë?”, pyeti Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat