Escobar për serbët lokalë të Kosovës: Kërkesat e tyre janë legjitime

Aktuale

Escobar për serbët lokalë të Kosovës: Kërkesat e tyre janë legjitime

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:29
Gabriel Escobar

I dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është optimist për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

“Prioriteti është gjetja e një zgjidhjeje për të gjithë rajonin, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovë”, ka deklaruar Emisari.

SHBA-ja ka pritshmëri që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i vendosin sipas Escobar-it pasi ai personalisht i ka dëgjuar shqetësimet serbëve lokalë të Kosovës dhe se ato sipas tij janë legjitime.

“Kërkesat tyre janë legjitime. Ne duam të punojmë me komunitetin serb në veri të Kosovës, për të përmbushur kërkesat e tyre. Ka një mënyrë për të ecur përpara, ashtu siç ka një arsye pse vendosin barrikadat dhe pse do t’i heqin ato. Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta, sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, ka theksuar Escobar për mediumin N1.

Ende nuk është caktuar një afat për heqjen e barrikadave apo për kthimin e serbëve lokalë  në institucione, sipas të dërguari të ShBA-vë për BP por ai shpreson që kjo të bëhet “në një të ardhme të afërt, pra për disa ditë”.

“Ballkani Perëndimor është një pjesë e rëndësishme e komunitetit euroatlantik, por nuk është pjesë e strukturave zyrtare”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat