Gjyqtarja Mejreme Memaj zgjidhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

Aktuale

Gjyqtarja Mejreme Memaj zgjidhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:13
Mejreme Memaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 300-të, të mbajtur të mërkurën, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.

Deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.

Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat