MASHT-i bëhet me sekretare të re, votohet në Qeveri

Aktuale

MASHT-i bëhet me sekretare të re, votohet në Qeveri

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:10
MASHT

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës ku po shqyrtohen 29 pika.

Në këtë mbledhje, Fadile Dyla është emëruar sekretare e përgjithshme në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, sot në mbledhje gjithashtu ndau 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin.

Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat