Caktohen komisionet për Veting në Kuvend, këta janë emrat

Aktuale

Caktohen komisionet për Veting në Kuvend, këta janë emrat

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:45
Ilustrim

Anëtarët e partive për komisionin e Vetingut në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga grupi parlamentarë i Lëvizjes Vetëvendosje: Adnan Rrustemi është propozuar zëvendës kryesues, ndërsa anëtarë, deputetet Avni Dehari, Artan Abrashi, Arjeta Rexhepi dhe Dimal Basha.

Nga Partia Demokratike e Kosovës janë propozuar dy deputetë në këtë komision. Deputetja Blerta Deliu dhe deputeti Rashit Shala.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala është propozuar kryetar, ndërsa Doarsa Kica-Xhelili, anëtare.

Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është propozuar deputeti Pal Lekaj.

Dhe nga grupi Multietnik, zëvendës kryetarin e dytë e kanë propozuar, Erxhan Galushi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat