“Dramë politike”, deputetja e AAK-së: Mbrëmë u shkel Astriti edhe njëherë

Aktuale

“Dramë politike”, deputetja e AAK-së: Mbrëmë u shkel Astriti edhe njëherë

Nga: N.E. Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:09
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas njoftimit të ministres Albulena Haxhiu se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur.

Kadrijaj ka thënë se kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë dhe mjet për të arsyetuar ardhjen në pushtet.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë hap, asnjë veprim, asnjë gjë konkrete për ta mbajtur premtimin për Astritin.

“Papërgjegjsia e kësaj Qeverie po i kushton Republikës. Kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë dhe mjet për të arsyetu ardhjen në pushtet. Ministria e Drejtësisë edhe sot zgjodhi konferencat inepte për të na shitur mjegull dhe për të shfrytëzuar tragjeditë.

Asnjë hap, asnjë veprim, asnjë gjë konkrete nuk bënë që ta mbajnë premtimin për Astritin”, ka shkruar Kadrijaj.

Tutje, ajo ka shtuar se mbrëmë u shkel Astriti edhe njëherë.

“Vetëm zhurmë e fajësime për dramë politike mbi tragjedinë e Astritit. Tash kanë zgjedhur që edhe njëherë të jehojnë paaftësinë e tyre duke kërkuar fajtor për shfajësim.

Ndjehemi të shkelur ne dinjitet, aq sa ndjehet çdo aktivist që ka luftu drejt për këtë çështje.

Mbrëmë u shkel Astriti, edhe njëherë!”, ka përfunduar Kadrijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat