Hovenier tha se s’ka kushte për zgjedhje në Veri, Sveçla: institucionet bëjnë vlerësimet

Aktuale

Hovenier tha se s’ka kushte për zgjedhje në Veri, Sveçla: institucionet bëjnë vlerësimet

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:06
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e tha të kundërtën e asaj që pak më parë ka deklaruar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili tha se SHBA është e shqetësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Bindshëm Sveçla tha se Policia e Kosovës mund të krijojë sigurinë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Derisa po qëndronte në Urën e Ibrit, Sveçla ka komentuar edhe këtë deklaratë të ambasadorit amerikan.

“Shumë mirë. Ai e ka dhënë një opinion dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë. Janë institucionet përkatëse që bëjnë vlerësimet e duhura”, përfundoi Sveçla, derisa u nxitua të thotë se më shumë do të tregojë në një konferencë për media sot pasdite.

Sveçla tregoi edhe arsyen pse ka shkuar atje.

“Ka shumë punë në qytet, në këtë zonë, prandaj kam ardhur. Situata është e qetë, edhe ju jeni dëshmitarë. Ne kemi kapacitete për t’i siguruar zgjedhjet. Policia e Kosovës bën planet e saj dhe në bazë të tyre në shtojmë kapacitetet aq sa të ketë nevojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat