Pjesëtarë të KFOR-it kanë hyrë në oborrin e një kopshti në Leposaviq

Aktuale

Pjesëtarë të KFOR-it kanë hyrë në oborrin e një kopshti në Leposaviq

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 14:55
Pjesëtarë të KFOR-it

Sot rreth orës 13:00 dy xhipa e KFOR-it kanë hyrë në oborrin e kopshtit “Nasha radost” në Leposaviq, shkruan Kosovo Online.

Punëtorët që i kanë vërejtur kanë shkuar në hyrjen kryesore të kopshtit, por pjesëtarët e KFOR-it, të cilët kanë zbritur nga xhipat pasi kanë hyrë në oborr, nuk kanë dashur të komunikojnë me ta.

Siç kanë thënë punëtorët e kopshtit, kjo ka ndodhur teksa fëmijët ishin duke fjetur.

Anëtarët e KFOR-it shkurtimisht kërkuan nga punëtorët që të hapin portën e hyrjes kryesore në mënyrë që ata të mund të largohen nga kopshti, gjë që e bënë menjëherë pas kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat