Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Hyseni i ka kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti duke i thënë që të tregojë para popullit se çka po ndodhë në veri.
Hyseni ka akuzuar Kurtin se e ka dorëzuar veriun në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq.
Postimi i plotë:
Zotni Albin Kurti, shfaqu para popullit dhe trego çka po ndodhë në veri të vendit dhe si e ke ndërmend me stabilizu gjendjen atje. Pak javë më parë, ti Zotni, me veprime e vendime diletante e amatoreske veriun e dorëzove në duart e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq.
Apo, mbase po pret që të vijnë ata miltantët tu nga Zvicra a Gjermania, Suedia a Norvegjia, Austria a Danimarka......., ta stabilizojnë veriun???!!!
Apo mos ndoshta ende je t'u prit Amerikën të të jap informata të cilat ti "si zakonisht nuk i ke?".
S.H.