Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Aktuale

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:25
Vjosa Osmani dhe Tomáš Szunyog

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Siç informoi sot Presidenca, ky takim u realizua me qëllim të koordinimit më të mirë në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit.

Palët, sipas komunikatës, diskutuan po ashtu për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.

“Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.”, bëri të ditur Presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat