Salvioli: Beogradi dhe Prishtina pa shtyrje të vazhdojnë hulumtimin për të pagjeturit

Aktuale

Salvioli: Beogradi dhe Prishtina pa shtyrje të vazhdojnë hulumtimin për të pagjeturit

Nga: Fatmir Beka Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:08
Fabijan Salvioli

Raportuesi special i OKB-së për të vërtetën, drejtësinë, reparacionin dhe garanci për mospërsëritje të krimeve Fabijan Salvioli ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë pa shtyrje të hulumtojnë për të pagjeturit dhe që kryesit e krimeve të rënda të dalin para drejtësisë pa marr parasysh përkatësinë etnike, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

"Hulumtimi për të pagjeturit përfshirë grupin punues për të pagjeturit duhet të vazhdojë pa shtyrje” tha Salvioli, duke shtuar se familjet e të pagjeturve “janë peng i interesave politike dhe mosgatishmërisë që nuk ndërmarrin për të dhënë fund vuajtjeve.

"Beogradi dhe Prishtina duhet të përfundojnë politizimin dhe taktikën e procesit të promovimit të vërtetës, të orientuara me shkeljet e drejtave të konfliktit të viteve 98-99”.

Salvioli ka përshëndetur iniciativat me qëllim të mundësimit të drejtës dhe vërtetës dhe përparimi ishte “alarmues i ngadalshëm”.

"Mungesa e bashkëpunimit shpesh shihet në agjendat politike gjë që ka sjell ndërprerje të procesit” tha raportuesi.

"Ftoj përgjegjësitë e palëve që të avancojnë kuadrin ligjor që mundëson viktimave të kenë qasje në reparacion pa diskriminim” tha Salvioli.

Po ashtu ai ka ftuar palët që të përtërijnë përpjekjet për avancimin e programit gjithëpërfshirës të programit të drejtës tranzicionale me qëllim arritjen e pajtimit dhe paqes së qëndrueshme dhe evitimin e dhunës.

Raportuesi special do të paraqes raport komplet në këtë vizitë për Këshillin për drejtat e njeriut në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat