Gati 40 orë nga vrasja e shtatzënës te QKUK-ja, i dyshuari ende në arrati

Aktuale

Gati 40 orë nga vrasja e shtatzënës te QKUK-ja, i dyshuari ende në arrati

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 07:24
Sokol Halili

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ndodhet ende në arrati.  Të njëjtit dje i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por ai s’është kapur. Policia dje ka dalë edhe me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit.

Një vrasje makabre është kryer të mërkurën rreth orës 18:00, në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Viktima është Hamide Magashi, një 35-vjeçare që ishte në javën e 41’të të shtatzanisë. Ajo është vrarë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar për të kryer lindjen.

I dyshuari për vrasje është Sokol Halili, me të cilin viktima ishte divorcuar. Pas vrasjes, ai ka ikur dhe ende ndodhet në arrati.

Dje gjatë ditës është raportuar se është gjetur vetura e tij në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, por jo edhe ai.

Pak më vonë, Policia e Kosovës ka dalë me një kërkesë për bashkëpunim, ku u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për arrestimin e Halilit.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, Policia ka lutur të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që  mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar , të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.  I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat