Ja ku punonte 35-vjeçarja e vrarë

Aktuale

Ja ku punonte 35-vjeçarja e vrarë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:57
Hamide Magashi

Hamide Magashi është viktima e mbrëmshme e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Insajderi mëson se e ndjera, Hamide Magashi kishte punuar në komunën e Ferizajt, si mirëmbajtëse e higjienës.

Nga komuna e Ferizajt kanë thënë se Magashi ka punuar në një kompani private të mirëmbajtjes e kontraktuar nga komuna.

Sipas tyre, e ndjera së fundi e kishte lënë punën.

Hamide Magashi e cila u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ajo u vra në oborrin e Gjinekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat