“Kemi deputetë që flasin kaq pa lidhje”- Kurti përplaset me Gashin e Tahirin për dialogun

Aktuale

“Kemi deputetë që flasin kaq pa lidhje”- Kurti përplaset me Gashin e Tahirin për dialogun

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 06:42 Përditësuar në ora: 15:48 më 30.11.2022
Albin Kurti

​Kuvendi voton pro dërgimit të kontingjentit të FSK-së në ishujt Falkland

Me 77 vota për Kuvendi i Kosovës ka vendosur për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas marrëveshjes implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falkland.

Ky propozim-vendim u morë më 29 nëntor 2022 nga Qeveria e Kosovës, ndërsa u diskutua sot në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga 41 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E kryeministri, Albin Kurti tha se në këtë mision mund të dërgohen 7 pjesëtarë të FSK-së dhe si mision mund të zgjas deri në 3 vite, por edhe me mundësi vazhdimi.

Kurti: Për këtë mision mund të dërgohen jo më shumë se 7 pjesëtarë të FSK-së

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshinë detyrat e misionit të FSK-së, është atashimi i personalit të FSK-së në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falkland, duke i ofruar mbështetje shtetit pritës, lloji i operacionit është në mbështetje të paqes, vendi i kryerjes të misionit është ishujt Falkland, katër, legjislacioni zbatues është legjislacioni vendor... Për këtë mision mund të dërgohen jo më shumë se shtatë pjesëtarë të FSK-së bazuar në marrëveshjen implementuese.

Ky mision mund të zgjasë deri në tri vite me mundësi vazhdimi sipas dakordimit të palëve”, tha ai.

“Mengjesi i ditës së neserme është shumë problem”- Kurti zbulon bisedën me ambasadorin amerikan për veriun

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka komentuar deklaratën e tij në lidhje me informacionet më të shumta që kishte ambasadori amerikan në Prishtinë për çështjen e veriut.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet të befasohet për këtë çështje.

“Së pari unë nuk besoj që ka arsye që askush të befasohet pse ambasadori amerikan në një situatë konkrete të sigurisë paska pasur më shumë informacion se kryeminsitri”, theksoi ai fillimisht.

Kjo deklaratë është në linjë me deklaratën e fshirë në intervistën për FAZ.

Ndryshe, Kurti ka shpjeguar gjatë seancës edhe komunikimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

"Ambasadori amerikan kur më ka thirrë mua teksa kthesha nga Tirana në Prishtinë pasi prej Frankfurtit aterova në Tiranë pasi s’kisha lidhje tjera që të mbrrijë sa më parë në Prishtinë. Unë kam biseduar me të dhe ai e ka shprehur brengën e sigurisë për mengjesin e nesërm, ai nuk ka thënë 10 muaj, ai ka thënë shteti i kosovës i drejt efikas. Por mengjesi i ditës së neserme është shumë problem. Ai, është vertët që ka kërkuar shtyrje por nuk ka thënë 10 muaj por 48 orë. Brenda 48 orëve ka ndërruar komplet deklarata e Borellit. Pra të hënën dhe të enjtën keni dy deklarata krejt të ndryshme të Borellit, në ato 48 orë Borelli e ka ndryshuar deklaratën jo unë qëndrimin deklarata e Borellit në mbrëmjen e së enjtës është pakrahsimisht më e mirë se mbrëmjen e së hënës. Ambsadori nuk tha nesër shtyje 10 muaj por tha nëser është rrezik shtyje 48 orë." - deklaroi Kurti.

Kurti: Pajtohem se nevojitet seancë e mbyllur kur kemi deputetë që flasin kaq pa lidhje

“Sa i përket vëllimit kohor të punës që bëj, dialogu nuk është prioriteti numër 1 njësoj siç e kam thënë më parë”.

Kryeministri Albin Kurti në seancën që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se pajtohet që nevojitet një seancë e mbyllur duke pasur parasysh se ka deputetë që flasin pa lidhje.

Ai kështu ka thënë duke iu referuar Arben Gashit të LDK-së dhe Abelard Tahirit të PDK-së, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket vëllimit kohor të punës që bëj, dialogu nuk është prioriteti numër 1 njësoj siç e kam thënë më parë”.

“E kam edhe një zëvendës që merret edhe me çështjen e dialogut, pra nuk ka ndryshuar. Përkushtimi im nuk është ajo çka shihet medoemos në lajmet televizive”.

“Është e vërtete që ne duam marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë dhe po them ndërkombëtarisht të obligueshme sepse na nevojitet një marrëveshje”.

“Është e vërtete që ne e kemi kritikuar dialogun dikur, por çfarë ka qenë ai dialog. Nëse kemi ndryshuar qëndrim, atëherë ajo ka ndodh me 10 shtator 2014 me marrëveshjen e VLAN-it”.

“E kam shumë të vështirë të diskutojmë për strategji me dikë që thotë nuk na interesojnë rrugët që shtrohen në veri”.

“Tahiri tha kemi policë që nuk mund t’i mbrojnë institucionet në veri. Kjo është sikur t’i bësh thirrje Serbisë”.

“Pajtohem me Hoxhajn kur thotë se na nevojitet një seancë e mbyllur kur kemi deputete që flasin kaq pa lidhje”.

 

Kurti: Na nevojiten serbë që nuk japin dorëheqje kur i urdhëron Beogradi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se situata në veri nuk ka qenë kurrë normale, edhe në kohën  kur kanë qenë duke punuar serbët.

“Nuk është abnormalizimi tani, abnormalizimi ka qenë gjithmonë atje, por ndonjëherë është kamufluar”, tha Kurti nw Kuvend.

“Neve na nevojiten serbët në institucione, por nuk na nevojiten serbë të cilët nuk japin dorëheqje kur i urdhëron Beogradi.

Mbushja e institucioneve me serbë të cilët me një thirrje nga Beogradi japin dorëheqje, nuk është shtetndërtim demokratik ajo është vetëmashtrim i yni”, shtoi kryeministri.

Hoxhaj: Situata në veri, në pikën më të ulët të politikës së Kosovës në 20 vitet e fundit

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se situata në veri është në pikën më të ulët të politikës në 20 vitet e fundit, për shkak të dorëheqjes masive të administratës serbe.

“Situata në veri të vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në këto 20 vitet e fundit dhe të sigurisë, dhe është fillimi më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, pas shpalljes së pavarësisë. Nuk është vakuum, por është humnerë politike, ku komunat janë pa kryetarë, stacionet pa policë, gjykatat pa prokurorë dh pa gjyqtarë, dhe kjo është situatë reale”, tha Hoxhaj në Kuvend, transmeton Klankosova.tv.

“Situata në veri të vendi, po të doni thoni është një vrimë e zezë, apo një gropë e madhe politike, sepse aktualisht nuk ka institucione shtetërore, as proces politik për t’i krijuar ato”

Tutje Hoxhaj tha se koha e dorëheqjeve të serbëve, ishte ora më e keqe në historinë moderne të Kosovës.

“Data e 4 dhe 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të shtetit të Kosovës, ku çka kemi ndërtuar nga viti 2008, është shembur më 4 dhe 5 nëntor”, tha ai.

Abdixhiku: Synimi i Serbisë është dështimi i dialogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur në interpelancën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Abdixhiku tha se Kosova nuk duhet të bie në grackën e destabilizimit.

Ai tha se synim i Serbisë është që të dështojë dialogu.

“Kosova të mos bjerë në asnjë grackë destabilizuese e aq më parë që ato që ndodhin në vendin tonë.

Dhe të mos merr fajësim për asnjë lloj dështimi në këtë proces.

Sepse sikurse destabilizimi ashtu edhe dështimi në këtë proces dialogues janë synime të Serbisë”, tha Abdixhiku.

​Deputeti i LVV-së: Milan Radojçiq nuk është më ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ligjet e Kosovës dhe vendimet e qeverisë duhet zbatohen në çdo cep të territorit të vendit.

Ai në interpelancën e AAK-së ndaj kryeministrit Kurti në Kuvend, theksoi se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq nuk është më dhe nuk do të jetë “kingmaker” në shtetin e Kosovës.

Muja: Radojçiq nuk është më dhe nuk do të jetë ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës

“Radojçiq nuk është më dhe nuk do të jetë ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës. Kosova është e interesuar që qytetarët e vendit në veri të ndihen mirë dhe bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë dhe avancimin e standardit të jetesës. Por kjo nënkupton edhe detyrimisht shkëputjen e krimit të organizuar nga politika”, tha ai.

Siç tha Muja, institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes.

Muja: Ligjet e këtij Kuvendi, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të territorit

“Kosova ka përgjegjësi dhe obligime ndaj secilit të Kosovës. Ligjet e këtij Kuvendi, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të territorit. Institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes”, shtoi Muja.

Haradinaj: Presidentja dhe kryeministri nuk vepruan konform situatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se situata në Kosovë është më e rënda në 22 vjetët e fundit.

Sipas tij, situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime të jashtëzakonshme, derisa shtoi se presidentja dhe kryeministri nuk vepruan konform situatës.

Haradinaj si ftues i interpelancës me kryeministrin Albin Kurti për “Masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend”, tha se Serbia me aleatët e vet ka krijuar destabilizim në Kosovë.

“Serbia me aleatët e vet ka krijuar destabilizimit në Kosovë duke i urdhëruar serbët në institucione që t’i braktisin ato, mirëpo për fat të keq edhe veprimet e institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë në përputhje me situatën”, tha Haradinaj.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti në vend se të përfillte kërkesën e SHBA-së për targat, i dha mundësi Serbisë që edhe të krijoj destabilizim edhe të luaj rolin e viktimës.

“Fatkeqësisht as presidentja e vendit nuk ka vepruar konform situatës duke vepruar sikur në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Kanë filluar të kërkojnë fajtorë brenda nesh. Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme”, tha ai.

Haradinaj paraqiti një rezolutë për të dalë nga kjo gjendje të cilën i ftoi deputetët që ta votojnë:

1. Qeveria të marrë vendim për shtyrje vendimit për targa deri në marrëveshje finale.

2. Institucionet e Kosovës të fillojnë dialogun me serbë për t’u kthyer në institucione.

3. Qeveria të nisë me komunikim intensiv me faktorët më relevant në vend duke përfshirë edhe opozitën.

4. Kërkohet një samit në SHBA disaditor deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Kurti sërish: Jam kryeministër, s’jam polic e as doganier, me Serbinë flas veç për marrëveshje finale

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur nga partitë opozitare e ka përsëritur një deklaratë, të cilën ka kohë që po e thekson.

Sipas tij, ai nuk flet për çështje teknike, pasi nuk është as polic, e as doganier. Ai ka theksuar edhe pse e bëri pezullimin për targat.

“Takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë. Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo qëmund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës”.

“Ne kemi bërë pezullim të veprimeve për t’i dhënë hapësirë marrëveshjes sipas propozimit franko-gjerman. Tani iu takon sponsorizueve të këtij plani ta shtyjnë përpara. Unë kam ftuar vazhdimisht krerët e subjekteve politike përfshirë edhe thirrësin e kësaj interpelance”.

​Haradinaj paraqet rezolutën për dialogun: Të mbahet një samit në ShBA për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paraqitur një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë.

Haradinaj në seancën e sotme, ku po mbahet interpelanca ndaj kryeministrit Kurti, ka kërkuar nga institucionet që të fillojnë dialogun me serbët lokal për t’u kthyer në institucione, të ketë koordinim me opozitën dhe të mbahet një samit disa ditor në ShBA për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Haradinaj: Propozoj këtë rezolutë për dialogun

“Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime të tilla, andaj duke pasur parasysh këtë situatë, i propozoj Kuvendit të votojë rezolutën me këto pika. Pika e parë është që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale. Pika dy, institucionet e Kosovës, të fillojnë dialogun me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë. Pika tre është që Qeveria të nis komunikimin intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitës. Pika e katërt kërkohet një samit në ShBA deri në përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë. Sikurse e dini të nderuar deputetë, kjo kërkesë për interpelancë ka ardhur para vendimi të fundit të qeverisë për shtyrje të vendimit për targa dhe ka ardhur në kohë të tensioneve. Tani mund të konstatojë se sa i përket pikës së parë ka një zhvillim të caktuar edhe pse nuk është që do t’i bënte nder Kosovës pranimit që në kohë të kërkesës amerikane. Mendoj se tri pikat të tjera qëndrojnë. Pse kjo rezolutë dhe ndikimi i saj, pasi në disa situata qeveria duhet të merr përkrahjen e parlamentit”, tha ai.

Megjithatë, Haradinaj renditi disa kritika karshi krerëve institucional, lidhur me situatën e krijuar javët e fundit, para arritjes së marrëveshjes për targa me Serbinë.

Haradinaj: Institucionet nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar në vend

“Për fat të keq veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Kryeministri i vendit në vend që të përfillte kërkesën e ShBA-së për të shtyrë vendimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq për zbatimin e fazave për këtë marrëveshje. Kjo i ka dhënë hapësirë Serbisë edhe të luaj rolin e viktimës dhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë. Fatkeqësisht as presidentja e vendit dhe as Kuvendi nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës, duke vepruar se në këto dy javë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat