Publikohen lajme të rreme në emër të Driton Selmanajt, ai thotë se kjo është “shenjë që mashtrimit po i vjen fundi”

Aktuale

Publikohen lajme të rreme në emër të Driton Selmanajt, ai thotë se kjo është “shenjë që mashtrimit po i vjen fundi”

Nga: M.L. Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 20:41
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se është riaktivizuar makineria propaganduese parapolitike kundër tij.

Në një postim në Facebook deputeti ka publikuar disa fotografi të lajmeve të rreme që në orët e fundit janë bërë kundër tij.

Ai ka ftuar mediat që të mos bien pre e këtyre lajmeve. Sipas Selmanajt, kjo është “shenjë që propagandës dhe mashtrimit po i vjen fundi”.

“Qenka riaktivizu makineria propaganduese parapolitike. Gjithandej statuse dhe lajme të rreme.

Ftoj dhe lus mediet serioze që të mos bien pre e këtyre makinerive.

Kjo është shenjë që propagandës dhe mashtrimit po i vjen fundi”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat