​Qytetarët festojnë 28 Nëntorin në Prekazin legjendar

Aktuale

​Qytetarët festojnë 28 Nëntorin në Prekazin legjendar

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:16
Foto nga vendi i ngjarjes

​Qytetarët festojnë 28 Nëntorin në Prekazin legjendar

Në 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, qytetarë të shumtë nga Kosova e diaspora sot vendosën që të festonin në Prekazin e Adem Jasharit, i cili ishte mbuluar me flamuj kuq e zi dhe ata të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Januzi, bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari, thotë se Prekazi është vend ku u krijua një histori për një Shqipëri të përbashkët.

Januzi: Mirënjohës për heroizmin e Adem Jasharit dhe familjen Jashari

Kemi ardhur këtu në këtë vend sepse ky vend për kombin shqiptar është një vend i shenjtë, sepse këtu është krijuar një histori këtu është bërë luftë për një Shqipëri të bashkuar, për një Shqipëri unike, për një Shqipëri që gjeneratat tona këtu në Kosovë të jetojnë të lirë. Në gjithherë duhet të jemi mirënjohës për heroizmin e Adem Jasharit dhe familjen Jashari, dhe për të gjithë heronjtë dëshmorët që kanë rënë për ardhmërinë e gjeneratave që vijnë pas nesh”, tha ai.

Rasim Jetullahu nga Gjermania kishte ardhur në Kosovë për të festuar 28 nëntorin. Teksa uron të gjithë shqiptarët për këtë festë ai thotë se sot ka ardhur në Prekaz për të nderuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.

Jetullahu: Uroj 110-vjetorin e pavarësisë së shqiptarisë

Për këta dëshmorë që e dhanë gjakun për krejt popullin shqiptar dhe e shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve t’ua uroj 110-vjetorin e pavarësisë së shqiptarisë”, tha ai.

Driton Loshaj nga Pemishta e Skenderajt, i cili po ashtu jeton në Gjermani, tha se kur vjen në Prekaz e përjeton atë që kaluan familja Jashari që u sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës.

Loshaj: Ndihem shumë krenar

Kemi ardhur për Ditën e Flamurit, pavarësinë dhe çlirimin për bashkimin kombëtar… Ndihem shumë krenar, me dhimbje normalisht, dhe e njëjtë se si ka ndodhur situata”, tha ai.

Mustafë Bajraktari edhe sot zgjodhi Prekazin për këtë festuan 28 nëntorin. Ai madje pati edhe një mesazh për këtë ditë të shënuar.

Bajraktari: Po të mos ishte familja Jashari nuk do të kishte pavarësi

“Jemi afër dhe vijmë gjithmonë, por shkojmë edhe në Krujë shpesh jemi me emocione por edhe të gëzuar sepse është pavarësi, liri, ditë feste… Po të mos ishte Skënderbeu, nuk do të kishte Shqipëri, po të mos ishte familja Jashari nuk do të kishte luftë, nuk do të kishte Kosovë dhe nuk do të kishte pavarësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat