Avokati druan se tri infermieret mund të dënohen vetëm me gjobë pas vendimit të sotëm

Aktuale

Avokati druan se tri infermieret mund të dënohen vetëm me gjobë pas vendimit të sotëm

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:12
Meshar Selimaj

Meshar Selimaj, avokat mbrojtës i të moshuarës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda”, ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndërprenë e paraburgimit për tri infermieret e dyshuara për sulm, ka lënë hije të keqe.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi vihet në dyshim nëse ky proces në fund do të sjellë drejtësi.

“Me vendimin e sotëm mendoj se është hapur rruga që ndoshta mos të ketë dënim fare, apo të shqiptohet dënim me gjobë dhe të mbyllet kjo çështje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky vendim e ka dëmtuar procesin pasi sipas tij, ende nuk kanë përfunduar hetimet dhe se Prokuroria është ende duke intervistuar dëshmitarët. Selimaj tha se pesha e veprës është një parakusht për vendosjen e masës së paraburgimit

“Sipas Kodit Penal për veprat penale që mund të dënohen deri më pesë vjetë burgim, para ngritjes së aktakuzës masa e paraburgimit mund të zgjasë deri në 4 muaj, në këtë rast nuk ka zgjatur as një muaj”, ka thënë ai.

Tri infermierët janë liruar sot nga paraburgimi të cilat dyshohen se sulmuan fizikisht një grua të moshuar.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat