Heshtja e kryetarit Rama për çëshjet madhore në Prishtinë?

Aktuale

Heshtja e kryetarit Rama për çëshjet madhore në Prishtinë?

Nga: M.Haziri Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 18:54
Komuna e Prishtinës

Sekretari nga LVV, në Prishtinë, Egzon Azemi ka folur për “Bota sot”, në lidhje me situatën në Prishtinë dhe bashkëpunimin që kanë me kryetarin Rama.

Ndërsa, në lidhje me punën që po bëhet në kryeqytet, Azemi thotë që nuk është duke u punuar aq sa është premtuar.

Sipas tij, kryetari Rama po heshtë në disa çështje që nuk duhet.

“Personalisht mendoj se në disa drejtori ka tendenca që disa gjëra pozitive të shtyhen para. Por, koka e ekzekutivit pra kryetari Rama, po hesht në disa çështje madhore.

Mos marrja e përgjegjësive për çështje si tentimet për ndërtime në Lakrishtë, rritja e çmimores se parkingut pa asnjë konsultim, 12 milionë për konsulencë në këtë kohë krize ekonomike, nuk po tingëllojnë si një nisje e duhur e vitit të parë qeverisës”, u shpreh Azemi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat